RTSH 24 Live

Sociale

Mungesë energjie në zyrat e ALEAT, prej dy ditësh qytetarët e Vlorës pa marrë asnjë shërbim

23/06/2022

Mungesë energjie në zyrat e ALEAT, prej dy ditësh qytetarët e Vlorës pa marrë asnjë shërbim

Prej dy dy ditësh në zyrat e ALEAT në Vlorë nuk ofrohet shërbim për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Qytetarët shprehen se edhe pse kanë paguar për pasaportën e shpejtë prej dy ditësh askush nuk i jep shpjegim se çfarë do të ndodhë.

Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE një borxh i papaguar në vitin 2020 është bërë shkak për prerjen e energjisë elektrike, e cila po sipas OSHEE është rilidhur në mënyrë të paligjshme nga ALEAT e për këtë kjo zyrë është gjobitur, e cila rezulton e papaguar deri në këto momente.

Kjo ka sjellë edhe ndërprerjen e energjisë duke lënë qytetarët pa shërbim prej dy ditësh ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vijim.

/rtsh/