RTSH 24 Live

Ekonomi

Mundësi dhe  siguri për investitorët

28/09/2021

Mundësi dhe  siguri për investitorët

Hong-Kongut publikoi raportin mbi mjedisin e biznesit, ku demonstrohet perspektiva e mjedisit të biznesit në këtë rajon  dhe u jepet besim investitorëve të mbarë globit, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.
Sipas të dhënave gjatë 12 muajve deri në qershor 2021, në tregun aksionar u futën mbi 500 miliardë dollarë hongkongas, 50 për qind më shumë në krahasim me 12 muajt e mëparshëm; vëllimi i depozitimeve në bankat hongongase i kaloi 15 trilionë dollarët hongkongas, duke u shtuar 8 për qind në krahasim të njëjtën periudhë të kaluar. 
Në gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia e Hong-Kongut pati ngritje prej 7.8 për qind, ndërsa papunësia u ul nga 7.2 për qind në 4.7 për qind. 
Sipas “Treguesit të qendrave financiare globale”, të publikuar kohët e fundit nga institutet kërkimore, Hong-Kongu radhitet përsëri në vendin e tretë të botës, pas Nju-Jorkut dhe Londrës.
Sipas raportit Dhomat e Tregtisë të ShBA-së, Austrisë, Britanisë dhe Malajzisë janë dakord se Hong-Kongu është përsëri një vend ideal për biznes. Në Festën e Sipërmarrjes në Hong-Kong në maj të këtij viti, morën pjesë afro 40 mijë veta nga 103 ekonomi të botës. Të gjitha këto tregojnë plotësisht se mjedisi i biznesit në Hong-Kong është bërë më i qëndrueshëm dhe me më shumë potencial. 
Hong-Kongu ndodhet përpara mundësive edhe më të mëdha, pasi ai përfshihet në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao, sipas Planit të 14-t Pesëvjeçar të Kinës. Këto raste të reja do ta bëjnë Hong-Kongun më tërheqës dhe më konkurrues për investitorët.