RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti me vranësira dhe reshje shiu në Jugperëndim, borë në zonat malore

27/01/2023

Moti me vranësira dhe reshje shiu në Jugperëndim, borë në zonat malore
Meteorologe - Rezarta Xhakollari

Qendra me presion të ulët atmofserik vijon të jetë aktive në Mesdhe duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në vendin tonë me reshje shiu dhe bore.

E Premte, data 27 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, në zonat malore reshje bore në pjesën e parë të ditës . Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -2/5°C
Zona e ulët         2/12°C
Zona bregdetare 7/13°C

Kosova, e Premte data 27 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe bore . Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 2°C - 4°C .

E Shtunë, data 28 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe mjegull . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -5/5°C
Zona e ulët         0/13°C
Zona bregdetare 4/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari