RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti/ Java e re me mot të paqëndrueshëm me reshje shiu

14/11/2022

Moti/ Java e re me mot të paqëndrueshëm me reshje shiu
Meteorologe - Rezarta Xhakollari

Gadishulli i  ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin rreshje shiu gjatë kësaj jave në territorin e Shqipërisë në fundjavë. 

E Hënë, data 14 Nëntor 2022

Moti do të jetë pjesërisht i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura , reshje të pakta shiu në Jug. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/16°C
Zona e ulët         10/22°C
Zona bregdetare 12/21°C

Kosova, e Hënë data 14 Nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe mejgull. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 14°C -17°C .

E Martë, data 15 Nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu , Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/15°C
Zona e ulët         12/21°C
Zona bregdetare 14/21°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari