Kryebashkiaku, Erjon Veliaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me situatën e reshjeve në Tiranë, ku ekipet e punës janë në terren për të monitoruar situatën.
“Ekipet e punës janë në terren për të monitoruar situatën e reshjeve dhe për të siguruar që çdo rrugë e qytetit të jetë e kalueshme dhe e sigurt. Nga pastrimi i pusetave, te ndihma për qytetarët”-shkruan Veliaj duke postuar dhe fotot gjatë punës në terren nga stafi i bashkisë.
Kryetari i bashkisë u bën thirrje qytetarëve, në rast se kanë ndonjë problemi në zonën e tyre të raportojnë tek aplikacioni “Tirana Ime”, ose të telefonojnë në numrin 112.
Pak më parë, ka reaguar edhe Policia Rrugore duke u bërë apel drejtuesve të automjeteve, biçikletave dhe motomjeteve për më shumë kujdes, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
/rtsh.al/