RTSH 24 Live

Kosova

Moti i keq përfshin Kosovën, situatë problematike nga përmbytjet në Gjakovë dhe Rahovec

17/09/2022

Moti i keq përfshin Kosovën, situatë problematike nga përmbytjet në Gjakovë dhe Rahovec

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi ka përfshirë Kosovë, duke sjellë edhe probleme në vend si pasojë e përmbytjeve. Më problematike situata paraqitet në Gjakovë dhe në Rahovec.

Në Gjakovë janë evakuuar disa familje, teksa rrugët janë shndërruar në “përrenj” si pasojë e vërshimit të ujit.

Ndërkaq, gjendje e rëndë është paraqitur edhe në rrugët e Rogovës së Hasit si dhe në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se ka në këtë komunë ka dëme të mëdha nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Latifi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar përkrahjen urgjente të Qeverisë.

/rtsh.al/