RTSH 24 Live

Kosova

Moti i keq edhe në Kosovë, disa komuna në gatishmëri

19/07/2021

Moti i keq edhe në Kosovë, disa komuna në gatishmëri

Edhe Kosova është përfshirë këtë fundjavë nga shirat e rrëmbyer, me disa komuna tashmë në gjendje gatishmërie, edhe pse situata nuk ka qenë e rëndë. Por reshjet e vazhdueshme, gjatë së dielës, kanë shkaktuar vërshime në kryeqytet, me ujin që ka hyrë në biznese dhe në katet e para të pallateve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se të gjitha komunat se janë në gjendje gatishmërie për reagim.

Megjithatë, deri më tani, nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë nga komunat dhe nuk ka pranuar njoftime se është shpallur gjendje rreziku nga asnjë pjesë e territorit për nivelin qendror./A2