RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i keq/ Drejt normalizimit situata në Shkodër! Në Lezhë, disa akse ende të pakalueshme

24/11/2022

Moti i keq/ Drejt normalizimit situata në Shkodër! Në Lezhë, disa akse ende të pakalueshme

Situata në qarkun e Shkodrës, një prej më të prekurve nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intesive që pushtuan vendit ditët e fundit, duket se po shkon drejt normalizimit. Ndërsa 1130 ha tokë vijojnë të jenë nën ujë në këtë qark, situata paraqitet pozitive në Hidrometrin e Liqenit të Shkodrës dhe atë të lumit Drin.

Ndërkohë, 7 familje janë evakuuar në konvikte dhe po marrin shërbimin e duhur, 14 familje të tjera kanë kërkuar shërbim, por nuk janë paraqitur, ndërsa 10 familje të tjera janë strehuar tek të afërmit e tyre.

Ndonëse janë ndërprerë reshjet, situata nuk duket drejt përmirësimit në qarkun e Lezhës. 2350 ha tokë vijon të jetë ende e përmbytur, ndërsa në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa.

Qarku i Lezhës vijon të ketë problematika në disa akse. Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës. Prezencë të nivelit të ujit ka pasur edhe në rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.

Moti i keq me reshje intesive të shiut, është shoqëruar dhe me reshje dëbore në vendin tonë. Në aksin, Qafë Thore-Theth, ku trashësia e borës ka shkuar deri në 50 cm, kalohet lehtësisht pasi rruga është zhbllokuar.

/rtsh.al/