RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i keq, ARRSH mbyll disa akse rrugore

03/12/2021

Moti i keq, ARRSH mbyll disa akse rrugore

Përpara çdo banese por edhe biznesi janë hapur kanale per te ndaluar hyrjen në aksin Rrogozhinë- Lushnje. Banorë e biznesmenë janë të irrituar. Sipas tyre, pas kësaj ndërhyrjeje ata nuk të kryejnë aktivitetin e përditshëm, pasi nuk ka as rrugë dytësore dhe as mbikalime:

Aksioni për mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme në rrugët e vendit, të cilat nuk plotësojnë kriteret, sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar,  nisi me 27 nëntor në aksin Kthesa e Kasharit- Durrës. Sipas ARRSH-së nga 1317 subjekte që kanë akses në akset nacionale në vend, vetëm 64 prej tyre janë të licencuara dhe kanë marrë leje për përdorimin e rrugës. Në Aksin Rrogozhinë- Lushnje, 16 km i gjatë, nga 126 subjekte  që kanë akses në akset nacionale  vetëm 7 janë me leje. Sipas ARRSH-së 4 akset më problematike janë: Shkodër-Hani i Hotit, Tiranë-Durrës, Skuraj-Burrel-Peshkopi dhe Rrogozhinë Lushnje. Ndaj ky aksion i ARRSH-së, Policisë Rrugore dhe IKMT-së bëhet në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore:

Mbi 1 150 aksidente janë shënuar në periudhën janar-tetor të këtij viti, ndërsa 165 persona kanë humbur jetën. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 24,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania.