RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti/ Fundjava me vranësira dhe reshje të pakta në Jug

12/11/2022

Moti/ Fundjava me vranësira dhe reshje të pakta në Jug
Meteorologe - Rezarta Xhakollari

Një masë ajri e ftohtë nga Rusia do të krijojë një vorbull midis Gadishullit të ballkanit dhe detit të Zi duke sjellë rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë në fundjavë. 

E Shtunë, data 12 Nëntor 2022

Moti do të jetë me  vranësira mesatare deri të dendura  dhe reshje të pakta në Jug dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/11°C
Zona e ulët         7/21°C
Zona bregdetare 12/20°C

Kosova, e Shtunë data 12 Nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 10°C - 12°C .

E Diel, data 13 Nëntor 2022

Moti do të jetë pjesërisht i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura , reshje të pakta shiu në Jug. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/8°C
Zona e ulët         6/19°C
Zona bregdetare 12/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari