RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti/ Fundjava do të jetë me diell dhe temperatura të larta

02/09/2022

Moti/ Fundjava do të jetë me diell dhe temperatura të larta
Meteorologe - Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të ulët atmosferik duke kushtëzuar reshje shiu, stuhi dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë.

E Premte, data 02 Shtator 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/23°C
Zona e ulët         16/28°C
Zona bregdetare  20/28°C

Kosova, e Premte data 02 Shtator 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare ,reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 19°C -21°C .

E Shtunë, data 03 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime në bregdet, dhe vranësira mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut lokale. Era do të jetë  me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/28°C
Zona e ulët         17/32°C
Zona bregdetare  20/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari