RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti/ Fillimi i javës nis me reshje shiu dhe stuhi intesive, rriten temperaturat

26/09/2022

Moti/ Fillimi i javës nis me reshje shiu dhe stuhi intesive, rriten temperaturat
Meteorologe- Rezarta Xhakollari

Qëndra me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme po afrohet drejt rajoneve të mesdheut dhe vendit tonë ku priten rreshje shiu me stuhi në fillimin e javës.

E Hënë, data 26 Shtator 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore pasdite dhe në mbrëmje . Era do të jetë me drejtim Jug- me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      10/23°C
Zona e ulët         12/27°C
Zona bregdetare  18/27°C

Kosova, e Hënë data 26 Shtator 2022

Moti do të jetë me  vranësira dhe rreshje shiu .Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 19°C -22°C .

E Martë, data 27 Shtator 2022

Moti do të jetë rreshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në orët e mëngjesit, pasdite reshjet do të humbasin intesitet . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     12/20°C
Zona e ulët         16/26°C
Zona bregdetare  18/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari