RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët

13/03/2025

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët duke u shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në zonën e veriperëndimit e jugut dhe pjesërisht përgjatë vijës bregdetare në orët e para të ditës, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Gjatë orëve të mesditës e pasdites reshjet do të humbasin gradualisht territor duke u përqëndruar në veri ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 7 deri 20°C;                                                                                                                                                          

Në zonat e ulëta 4 deri 25°C;                                                                                                                                                                

Dhe në bregdet 9 deri 25°C.

/RTSH/