RTSH 24 Live

Aktualitet

Mot me diell në zonën perëndimore, reshje të pakta në veri

20/09/2022

Mot me diell në zonën perëndimore, reshje të pakta në veri
Meteorologe- Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë dhe masa arji relativisht të qëndrueshme duke kushtëzuar edhe kushtet atmosferike në territorin e Shqipërisë .

E Martë, data 20 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira mesatare në veri ku nuk përjashtohet mundësia e reshjve të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      8/24°C
Zona e ulët         10/28°C
Zona bregdetare  16/27°C

Kosova, e Martë data 20 Shtator 2022

Moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 16°C -21°C .

E Mërkurë, data 21 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësirave mesatare deri të dendura në veri të pasuara nag reshje lokale të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      8/19°C
Zona e ulët         12/26°C
Zona bregdetare  17/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari