RTSH 24 Live

Aktualitet

Mot me diell gjatë ditës së sotme, temperaturat vijojnë të ulëta

22/09/2022

Mot me diell gjatë ditës së sotme, temperaturat vijojnë të ulëta
Meteorologe- Rezarta Xhakollari

Rrymat ajrore të ftohta nga Ballkani vijojnë të kushtëzojnë atmoserën në territorin e Shqipërisë duke mbajtur temperatura të ulëta poshtë mesatares së muajit.

E Enjte, data 22 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave në veri . Era do të jetë me me intesitet me drejtim Veri-Lindje -Perëndim me shpejtësi 10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      4/18°C
Zona e ulët         5/25°C
Zona bregdetare  14/24°C

Kosova, e Enjte data 22 Shtator 2022

Moti do të jetë me mjegull në mëngjes dhe kthjellime me vranësira . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 14°C -17°C .

E Premte, data 23 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave pvrgjate lindjes . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të ulëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      5/18°C
Zona e ulët         6/25°C
Zona bregdetare  15/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari