RTSH 24 Live

Botë

Moska shkëmben basketbollisten amerikane me tregtarin e armëve rus! Rama: Fuqia e diplomacisë të Emirateve, thjesht fantastike!

08/12/2022

Moska shkëmben basketbollisten amerikane me tregtarin e armëve rus! Rama: Fuqia e diplomacisë të Emirateve, thjesht fantastike!

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar "fantastike" ndërmjetësimin e sheikut Mohamed bin Zayed and dhe princit Mohamed bin Salman të Emirateve të Bashkuara për shkëmbimin e basketbollistes amerikane dhe tregtarit rus. 

"Thjesht fantastike! Chapeau për të dy këta liderë, të cilët po tregojnë me forcën e shembullit se fuqia e diplomacisë është e pafundme dhe fryma e paqes dhe bashkëpunimit midis kombeve duhet të na udhëheqë gjithmonë edhe kur të gjitha rrugët duken të mbyllura" shkruan zoti Rama në Twitter.

Rusia ka liruar nga paraburgimi yllin e WNBA-së, Brittney Griner. Lirimi i basketbollistes, vjen si marrëveshje e shkëmbimit të të burgosurve mes Griner dhe Viktor Bout. Ky i fundit, është një ish-oficer ushtarak sovjetik që vuan një dënim me 25 vjet burg në Shtetet e Bashkuara me akuzat për komplot për të vrarë amerikanë, për të blerë dhe eksportuar raketa anti-ajrore dhe për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste.

/ rtsh.al /