RTSH 24 Live

Kronika

Morinë, tentoi të fuste 76 pako fishekzjarrë kontrabandë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari

02/10/2022

Morinë, tentoi të fuste 76 pako fishekzjarrë kontrabandë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të diel në Morinë, pasi tentoi të fuste fishekzjarrë kontrabandë nga Kosova në Shqipëri.

Sipas policisë, i riu me inicialet A.P., u kap gjatë kontrolleve në vijën e dytë, pasi në automjetin e tij u gjetën 76 pako me fishekzjarrë dhe veshje të ndryshme, të padeklaruara.

I riu akuzohet për veprën penale "Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara",  shtetasin A. P., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/