Kuratori i njohur i artit Oltsen Gripshi, në intervistën e tij me moderatoren Beniada Nishani në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH 1, theksoi se ka përfunduar një monografi të veçantë dhe shkencore mbi artin e Edi Ramës, duke e trajtuar atë si artist dhe jo si kryeministër.
Gripshi, pas më shumë se një dekade punë në fushën e kurimit dhe dokumentimit të artit shqiptar, e cilëson këtë monografi si një kulm të karrierës së tij si historian dhe kritik arti.
“Mbërritja në këtë prizëm, ka mbi 10 vite që merrem me pjesën e kurimit, të shkruarit, e të dokumentuarit të artistëve të ndryshëm në historinë e artit pamor shqiptar. Nisja me këtë monografi shkencore do ta quaja një pikë kulmore për krijimtarinë time si historian dhe kritik arti”, u shpreh Kuratori i artit Otlsen Gripshi.
Gripshi thekson se monografia fokusohet te Rama si artist, dhe jo si kryeministër, për të nxjerrë në pah aspektet artistike dhe simbolikat që ai përdor në veprat e tij.
“Sot përfundojmë në një monografi të mirëqenë të mirëfilltë të mirë organizuar, për një artist dhe jo për një kryeministër se është anatemuar që ka dalë në libraritë shqiptare. Është një botim i ri sepse ka dalë në panairin e viti të shkuar dhe mund të gjendet në të gjitha librarit e qyteteve të mëdha”, u shpreh Gripshi.
Për sa i përket simbolikës në artin e Edi Ramës, Gripshi shpjegon se ai ka përdorur një kuptim më të avancuar ikonografik, duke krijuar një distancë nga figuracioni realist për të mbërritur në një pikturë që është më e larmishme dhe më abstrakte, duke i dhënë veprave një dimension të ri estetik dhe interpretues.
“Vepra e artistit fillon me një figuracion realist, për të mbërritur te një pikturë e rinovuar në aspekt të kuptimin ikonografik e cila nuk ka të bëj më me figuracionin e një pikture realiste që komunikon imazhe të drejtpërdrejta”, tha kuratori i artit Gripshi.
/rtsh.al/