RTSH 24 Live

Aktualitet

Moderna e Pfizer ulin rrezikun me 94 përqind, OBSH: Vendet e pasura duhet të dhurojnë doza para se të vaksinojnë fëmijët!

15/05/2021

Moderna e Pfizer ulin rrezikun me 94 përqind, OBSH: Vendet e pasura duhet të dhurojnë doza para se të vaksinojnë fëmijët!

Vaksinimi me  Pfizer dhe  Moderna  zvogëlon rrezikun e sëmundjes me 94%, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).  Studimi mori në shqyrtim vetëm 500,000 punonjës shëndetësorë.  Në një deklaratë drejtoresha e CDC Rochelle Walensky tha: “Ky raport është shpresëdhënës dhe se vaksinat e koronavirusit kishin dhënë efektin e shumëpritur ” .
Kjo do të thotë, vetëm 3% e atyre që rezultuan pozitivë u vaksinuan plotësisht, krahasuar me 15% të atyre që testuan negativë. Kjo  tregon se individët e vaksinuar plotësisht kanë pesë herë më pak gjasa për t’u infektuar me  koronavirus dhe se vaksina ka një efikasitet deri në 96%.
Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve studimi i funidt së bashku edhe me  e tyjera të bërë më parë janë mjaftueshëm për të bindur njerëzit  për tu vaksinuar dhe rithyer jetës normale pa maska dhe masa shtrënguese. 
Ndërkohë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se vendet më të pasura duhet t’i shtyjnë planet për të vaksinuar fëmijët dhe adoleshentët, dhe t’u dhurojnë vaksina vendeve me të ardhura të ulëta, ku ende një pjesë e madhe e të moshuarve nuk është vaksinuar.  Tedros Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të sigurojnë më shumë vaksina me skemën globale Covax.
Shpërndarja ndërkombëtare e vaksinave Covid vazhdon të mbetet me një nivel të lartë pabarazie. Që kur vaksinat e para u miratuan në dhjetor, vendet më të pasura kanë blerë pjesën më të madhe të furnizimit. Shumë prej vendeve me standart të lartë jetese po garojnë për të vaksinuar sa më shumë grupmosha nga popullata e tyre, ndëra kjo ka cuar botën në një pabarazi të qartë duke krijuar një katastrofë morale.