RTSH 24 Live

Sociale

Mjekësia, mësim me një platformë të re digjitale

07/04/2021

Mjekësia, mësim me një platformë të re digjitale

Në kohën kur e vetmja mundësi për universitetet është zhvillimi i mësimit online, shqetësimi më i madh i drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë mbetet përzgjedhja e platformës digjitale, me qëllim që të gjitha leksionet të zhvillohen dhe askush te mos mbesë mbrapa në marrjen e tyre për shkak të sistemit.
Universiteti i mjekësise pas eksperimetimit të disa platformave pa pagesë prej gati 3 muajsh po përdor një aplikacion të ri me një sërë avantazhesh për studentët dhe pedagogët e këtij universiteti.
Rektori i Universiteti të Mjekësisë Arben Gjata ka sqaruar se platforma është donacion i një kompanie të huaj  dhe u ofron mundësi studentëve ti rikthehen temave të zhvilluar në çdo kohë. 
Prej nisjes së viti akademik mësimi për studentët është zhvilluar në distacë.Institucionet e arsimit të lartë kanë mbyllur në muajin Mars edhe sezonin e parë të provimeve, ku pjesa më e madhe e tyre , duke përjashtuar këtu vetëm universitetin e mjekësisë janë zhvilluar online .