RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 23 Nëntor 2020 .

22/11/2020

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 23 Nëntor 2020 .
Mirëmëngjes Shqipëri

Nëse ke vetëm 2% bateri, cilin person telefonon ?  Kjo  është pyetja që do të shtrojmë në mëngjes në emision ,  duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit  : 042  400  603 , dhe komentet  në rrjetin social Facebook . 

‘’Këndi Arkivor’’ u hap në Shkup, në Leximoren e Çairit dhe tashmë do të hapet edhe në Prishtinë, ndaj ne do të jemi në një lidhje të drejtpërdrejtë me Z.Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave .

‘’Festivali i 59-të i Këngës në RTSH’’ po bëhet gati të sjellë përpara publikut artistët pjesëmarrës që këtë vit do të marrin pjesë duke sjellë emocionet e tyre dhe ne do të kemi të ftuar në studio këngëtarin Devis Xherahu.

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .