RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 20 Nëntor 2020 .

19/11/2020

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni  sot më 20 Nëntor 2020 .
Mirëmëngjes Shqipëri

Telefonat janë  bërë pjesë e pandarë e jetës tonë prandaj pyetja e mëngjesit do të jetë e lidhur me  frazën apo fjalën me të cilën e mbyllim zakonisht një telefonatë. Kjo  është pyetja që do të shtrojmë në mëngjes në emision ,  duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit  : 042  400  603 , dhe komentet  në rrjetin social Facebook . 

 Maturantët më të mirë,  zgjedhin të studiojnë në një nga Fakultetet e Universitetit të Tiranës, pasi shohin aty mundësi për tu përgatitur nga pedagogët më të mirë dhe në studio ne  do të flasim më shumë rreth studimit dhe pandemisë  me Igli Tolën, pedagog .

Situata e pazakontë e krijuar prej pandemisë së Covid-19 ka prekur të gjithë botën e natyrisht edhe realitetin shqiptar . Por përveç shëndetit fizik kjo sëmundje duket se ndikon edhe në sistemin nervor dhe për ta mposhtur atë duhet mbi të gjitha gjendja e qetësisë mendore. Rreth këtij argumenti do të bisedojmë me Ervin Hajdaragën, Psikolog i Shërbimit Infektiv .

Festivali i 59-të i Këngës në RTSH,  ka zbuluar tashmë artistët pjesëmarrës që këtë vit do të konkurojnë duke sjellë emocionet e tyre në skenën historike të muzikës Shqiptare  dhe ne do të jemi në studio me këngëtaren Era Rusi për të mësuar më shumë rreth këngës   me të cilën ajo ngjitet në skenën e Festivalit   të  59-të të Këngës në RTSH .

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .