RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 14 Janar 2021.

13/01/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni  sot më 14  Janar  2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

A i besoni miqësisë që lind në rrjete sociale? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook . 

Muzika dhe të kënduarit  duket si një dhunti që lind bashkë me individin.  Në rrugëtimin e një artisti janë disa momente që përkojnë dhe me  arritje të ndryshme. Disa artistë zhvillojnë artin dhe karrierën e tyre përtej kufijve.  Ne do të jemi me këngëtaren Teuta Pango, e cila ka sjellë dhe një këngë të re për publikun.

Prej gati 1 viti Pandemia e Covid 19 që ka prekur të gjithë botën, duket se ka ndikuar në të gjitha sferat e sektorët e jetes dhe në veçanti në sektorin e punësimit. Për punësimin e të rinjve në kohë pandemie dhe përshtatjen e tyre me tregun e punës, do të bisedojmë me Pedagogun Erion Muça,  Këshillues Karriere dhe Ekpert Punësimi.

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .