RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 9 Prill 2021.

08/04/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 9 Prill 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Objekti antik që keni ruajtur ose keni trashëguar? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

Artisti nga Gjakova, Alkent Pozhegu, ka realizuar përmes drithërave portretin e presidentit amerikan, Joe Biden. Ky portret vjen edhe si falenderim për kontributin e madh që ai ka dhënë për Kosovën. Gjithashtu Alkenti ka edhe disa punime të tjera që ka realizuar para disa javësh si portretin e Dua Lipës apo Angelina Jolie. Për më shumë do të bisedojmë me të ftuarin tonë, Alket Zhengu.

 

‘’Me Fat’’ është titulli i këngës më të fundit që këngëtari Klajdi Musabelliu  ka sjellë për publikun shqiptar. Një këngë që shoqërohet me një klip shumë interesant, por më shumë detaje ne do i zbulojmë me të ftuarin tonë, Klajdi Musabelliu.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

 

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .