RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 8 Prill 2021.

07/04/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 8 Prill 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Sa të përfshirë e shikoni Komunitetin Rom në shoqërinë tonë? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook.  

 

Në një ceremoni të posaçme, Prezenca e OSBE në Tiranë ka ndarë çmimet për gazetarinë  investigative në mediat shqiptare. Gazetarja e RTSH Sonila Mlloja (Cemurati) është vlerësuar fituese  me dokumentarin hulumtues  “Në rrezik shëmbje” të transmetuar në emisionin e njohur të RTSH “31 Minuta”. Më shumë detaje ne do i zbulojmë me të ftuarën tonë Sonila Mlloja Cemurati.

 

“Egnatia, Nderi i Rrogozhinës” është libri më i fundit në treg nga Fatmir Efica. Ai njihet si gazetar, staticien dhe komentator  sportiv për shumë vite në Radio Tirana. Autor i disa librave sportivë për klube të ndryshme të sportit shqiptar. Karrierën e ka nisur në vitin 1978 si komentator në emisionin “Sport – Kalitje – Shëndet”. Për shumë vite punon edhe si mësues. Detajet rreth këtij libri i zbulojmë me të ftuarin tonë në studio.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .