RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 7 Prill 2021.

06/04/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 7 Prill 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Vendi që dëshiron të vizitosh pasi të kalojë pandemia? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

Të ndihmosh dhe japësh ndihmë është një sfidë e madhe. Shtëpia ''Rozalba'' e drejtuar nga motra murgesha ndihmojnë vajza në nevojë nga mosha 2-18 vjeç. Të gjendur përballë vështirësive dhe problematikave, dy vajza studente marrin një nisëm. Për më shumë do të mësojmë me të ftuarat në studio, Rejnada Kokoshi dhe Reisa Kalanxhi, studente.

 

Hapet thirrja për Konkursin e Bizneseve të Gjelbërta 2021, një mundësi e mirë që synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal, por jo vetëm kaq. Më shumë detaje ne do i zbulojmë me të ftuarit tanë, Erila Haska menaxhere programesh nga ‘’Partnerët Shqipëri’’ dhe Rakip Belishaku, sipërmarrës. 

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .