RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 31 Mars 2021.

30/03/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 31 Mars 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

San Marino-Shqipëri, sa del ndeshja? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

Kombëtarja Shqiptare bëhet gati për një tjetër sfidë dhe kundërshtari i rradhës është ekipi i San Marinos. Pak orë na ndajnë nga fillimi i sfidës por detajet më të fundit rreth kësaj përballje ne do i mësojmë në një lidhje të drejpërdrejtë me Pano Xhixhon, Kryeredaktor i ‘’RTSH SPORT’’ i cili ndodhet në San Marino.

" Qyteti i Hienave" është libri dhe sugjerimi më fundit që vjen për lexuesin shqiptar. Një libër me një titull vërtetë shumë intrigues, por më shumë detaje rreth këtij botimi ne do të mësojmë me të ftuarin tonë. Ai është autori, kritiku dhe studiuesi Behar Gjoka. 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .