RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 25 Maj 2021.

24/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 25 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

A e keni menduar se ku do i kaloni pushimet e verës? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook.   

 

Si të përzgjedhesh një apartament ? Kush janë zonat që ja vlen te investosh? Sa është kthimi i investimit ndër vite në këto zona? Të gjitha këto pyetje do i diskutojmë më të ftuarit tane të cilët prej vitesh janë në tregun Imobilar ne Shqipëri, Irma Meta/Broker dhe Arkir Hasani/Konsulent Imobiliar .

 

Për herë të parë vjen një muze dedikuar gruas shqiptare. Një muze i tillë është i rrallë edhe në vende të tjera të botës e aq më tepër në Shqipëri duke sjellë një risi që ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve. Për të folur më shumë do kemi në lidhje skype Elsa Ballaurin e cila do të na tregojë më shumë rreth këtij projekti.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .