RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 23 Mars 2021.

22/03/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 23 Mars 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Nëse do të punoje si vullnetar, çfarë pune do të bëje? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

Do të flasim sot për Klubet e Prindërimit dhe rëndësinë e tyre në komunitetin tonë. Prania e tyre pranë Qendrave Administrative, është një tjetër sfidë për shoqërinë. Për më shumë do të mësojmë me të ftuarën në studio, Drejtoreshën e Përgjithshme të Shërbimit Social, Anisa Subashi. 

Në kuadër të 200 vjetorit të lindjes së autorit të mirënjohur francez Gustav Flober, në duart e lexuesit shqiptar vjen një ribotim i ri dhe i plotë i kryeveprës së tij ‘’Zonja Bovari - Gustav Floberi në gjyq’’. Për të mësuar më shumë rreth këtij botimi do të kemi të ftuar botuesen Vasilika Tafa.

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .