RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 22 Janar 2021.

21/01/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni  nesër më 22 Janar 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Sa ndikim duhet të kenë gjyshërit në rritjen e fëmijës? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook . 

 

Starton ditën e premte  në mbrëmje edicioni i 8- të i Festivalit ‘’Pianodrom’’ i cili do të transmetohet për 5 javë rrjesht, çdo të premte në ‘’RTSH Muzikë’’. Për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje artistike do  jemi në studio me Etrita Ibrahimi, Pianiste dhe Drejtuese Artistike.

 

Sociologu i njohur Gëzim Tushi sapo ka botuar studimin e tij “Pandemia-Asgjë nuk do të jetë më si më parë”. Libri është një përpjekje për të shpjeguar se çfarë ndryshimesh solli koronavirusi në shoqërinë shqiptare dhe pasojat afatgjata të pandemisë. Për më shumë do të bisedojmë në studio me Sociologun Gëzim Tushi.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .