RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 21 Janar 2021.

20/01/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni  sot më 21 Janar  2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Fjala motivuese që i thua vetes çdo mëngjes? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook.

 

Covid-19 është një nga problematikat shëndetësore me të cilat po përballet njerëzimi,  një virus i cili gjithmonë e më shumë ndodhet përballë të panjohurave. Mjekësia gjatë kësaj periudhe është përballur me shumë të papritura e peripeci por një ndihmë e cila vjen për personat e prekur është dhe përdorimi i skanerit dhe i Imazherisë. Për më shumë do të kemi në lidhje Skype Mjekun Imazherist Almir Skana.

 

“Vjeshta është shtëpia ime” titullohet libri me poezi i autores Mercedes Gega. Është libri i saj i tretë, për të cilin ka punuar disa vite edhe pse pandemia globale ndoshta vonoi pak botimin e këtij vëllimi poetik. Autorja prej vitesh jeton në Korfuz dhe ne do të lidhemi me të përmes Skype, për t’u njohur më shumë me poezitë e saj. Pas dy librave me poezi, “Një copëz jetë” dhe “Fjalët e pathëna”, Mercedesi na fton të njihemi me vjeshtën që e ka konsideruar si shtëpinë e saj.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .