RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 20 Maj 2021.

19/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 20 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Si mendoni se do të vlerësohemi në Eurovision?  Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet në rrjetin social Facebook. 

Edukimi fizik dhe sporti janë mënyra më e mirë për të afruar njeriun me natyrën e sigurisht shumë e rëndësishme në këtë drejtim është edhe përfshirja e brezave të rinj. Për aktivitetet e fundit lidhur me sportin dhe ditët e Javës Olimpike ne do të bisedojmë me të ftuarit tanë, Enkelejda Caushi, Drejtoreshë e Akademisë Olimpike Shqiptare dhe Klodian Zaka, Koordinator i Edukimit Olimpik.

Ne ambientet e Kalasë së Tiranës është hapur Ekspozita "FILLESAT".  Kjo ekspozitë përcjell te shkuarën e financave të Shqipërisë, informacione dhe imazhe pak të njohura të kompanive shqiptare në vitet 20-30. Ekspozita do qëndrojë e hapur deri në 23 maj dhe më shumë rreth saj ne do të mësojmë me të ftuarin tonë.  Ai është Kreshnik Kuçaj, Gazetar.

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .