RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 19 Mars 2021.

18/03/2021

Mirëmëngjes Shqipëri -  Ja çfarë do të ndiqni nesër më 19 Mars 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Sa të lidhur jeni me motrat ose vëllezërit tuaj? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

Një grup alpinistësh nga Peja kanë ngjitur majën e malit ''Midzor'', që është maja më e lartë në Serbi. Ata udhëtuan 600 km me makinë për të arritur në vendndodhjen ''Babin Zub'' prej nga nisën dhe aventurën e tyre. Më pas grupi i udhëhequr nga alpinisti Arianit Mula valëviti flamurin shqiptar në lartësinë 2169 m në shenjë krenarie për këtë arritje. Për më shumë do të bisedojmë me alpinstin Arianit Mula.

 

Në 20 Mars, Dielli do të gjendet pingul mbi Ekuador. Me fjalë të tjera ndodh Ekuinoksi i pranverës, barazvlera kohore e ditës dhe natës. Në shumë  nga traditat e qytetërimeve deri më tani, kjo është dita e parë e pranverës dhe dita kur ora ndryshon. Ne me të ftuarit tanë do e prekim këtë fenomen si nga aspekti i Metereologjisë e po ashtu dhe në aspektin social se si ndikon në përditshmërinë tonë. Do jemi në studio me Entela Binjakun,Sociologe dhe me Metereologen tonë Rezarta Xhakollari.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .