RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 19 Maj 2021.

18/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 19 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

A e njihni pemën gjenealogjike të familjes suaj? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

"Love Songs" 100 poezi dashurie janë sjellë nga poeti Skënder Sherifi. Këto krijime vijnë si propozimi më i fundit, nga një mjeshtër i penës i njohur dhe përtej kufijve. Për më shumë do të mësojmë me të ftuarin e mëngjesit, poetin Skënder Sherifi. 

 

"Mbro Ambientin, Mbro të Ardhmen" ky është konkursi, i cili jep mundësi për mbrojtjen e mjedisit dhe më tej vlerësime me çmime. Për më shumë do të mësojmë në studio me Irida Shkozën, Sekretare pranë Federatës Shqiptare për Paqen Botërore dhe Orjana Çekrezin,  fituese e çmimit të parë të konkursit në të folurin në publik: “Unë Krijoj të Ardhmen”. 

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .