RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 19 Janar 2021.

18/01/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni  sot më 19  Janar  2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Personi që ka ndikuar më shumë në jetën tuaj? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook . 

 

Kuqezinjtë e skive ja dolën për herë të parë në historinë e këtij sporti të sigurojnë një vend në podium mes federatave në zhvillim. Ky aktivitet u zhvillua në Kolashinë në Malin e Zi nga data 12 deri në 16 janar. Për më shumë rreth këtij suksesi do të bisedojmë me Elvis Toçin, President i ‘’FSHS’’ dhe Kevin Qerimin, Skiator.

 

Shkrimtarët janë ata të cilët në zhanrin e prozës na sjellin subjekte të larmishme. Disa guxojnë e na përcjellin një pjesë të realiteteve të ndryshme jetësore. Tema të cilat ne nuk i prekim dhe në bisedat tona, ose i anashkalojmë për shkak të ngarkesës së madhe emocionale. Autorja që do të jetë e ftuar në studion tonë është fituese e disa çmimeve dhe sjell një roman me temë sociale. Për më shumë do të kemi të ftuar Meri Mezinin, Shkrimtare.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .