RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 18 Mars 2021.

17/03/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 18 Mars 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Sa kohë i kushtoni pamjes suaj të jashtme? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

Fqinjësia është një aspekt shumë i rëndësishëm social, por sa ka ndryshuar ajo nga dje dhe deri më sot.  Prandaj do të kemi të ftuar në studion tonë sociologun Isidor Koti, i cili në fakt po përgatit edhe një libër lidhur me këtë temë .

 

Do të flasim për Rekordet Guinnes. Mensur Hyseni nga lugina e Preshevës është duke u përgatitur që të bëhet rekordmen i librit Guinnes duke  bërë 1000 krahëpërkulje (pompa)brenda një ore, duke mbajtur mbi supe një çantë shtesë prej 18.15kg. Theksojmë se rekordi që kërkon të vendosë Mensuri nuk është thyer nga askush që prej vitit 1950.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .