RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 18 Maj 2021.

17/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 18 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Cilin Muze keni vizituar ose dëshironi të shikoni?  Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

Gjatë vitit 2021, ‘’World Vision Albania’’ ka mbështetur 49 projekte komunitare të cilat janë ideuar dhe zbatuar nga të rinjtë. Fokusi kryesor i këtyre projekteve ka qenë shëndeti mendor dhe  krijimi i vazhdueshmërisë përmes sportit, artit, kontaktit me natyrën, leximit dhe kalimit të kohës me njëri tjetrit. Për më shumë do të bisedojmë me të ftuarën tonë. Ajo është Eljona Boçe Elmazi, Drejtoreshë në ‘’World Vision Albania’’.

 

 Letërsia është arti i fjalës dhe poezia një formë, zhanër i saj. Një aktivitet mjaft interesant pritet të vijë së shpejti, në edicionin e tij të tretë.  Klubi letrar "Ndoc Gjetja" ju jep mundësi të rinjve të bëhen pjesë e një takimi poetik. Për më shumë mësojmë me Fatmira Locin, krijuese dhe organizatore e aktivitetit  "Fjollë Dashnie".

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .