RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 18 Janar 2021.

17/01/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni  sot më 18 Janar 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

A e pëlqeni turizmin dimëror? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook.

 

Letërsia është një nga artet e që shpreh figuracionin nëpërmjet disa zhanreve letrare.  Proza, poezia dhe shumë të tjera na çojnë në një botë tjetër dhe të magjishme. Së fundi  një tjetër pasuri që i shtohet letërsisë është përkthimi i romanit  "Katedralja Shën Mëria e Parisit" e Victor Hugo-it, nga një emër i mirënjohur i letrave shqipe Primo Shllaku. Përkthimi i kësaj vepre  ka marrë plot 160 ditë. Përkthyesit janë përballë sfidave dhe i shtojnë kolana të mrekullueshme letërsisë. Për më shumë do kemi të ftuar në studio poetin dhe përkthyesin Primo Shllaku. 

 

I ftuari ynë në mëngjes do të jetë një djalë i talentuar dhe i dashuruar pas muzikës,sportit, kulturës dhe shkencës. Mbi të gjitha, edhe pse është i verbër, për energjinë pozitive që rrezaton ai është i dashuruar pas jetës.   I ftuari ynë në mëngjes do të jetë Stenaldo Mëhilli, Student dhe Artist.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .