RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 16 Prill 2021.

15/04/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 16 Prill 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Mënyra më e mirë për të mbajtur stresin larg? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook.     

 

Një nga momentet më të bukura të viteve të shkollës është dhe takimi mes brezave. Në këtë kuadër do të vijë dhe aktiviteti "Takim mes brezave të Politeknikumit".  Për më shumë do të bisedojmë me të ftuarit tanë, Fatos Gjerasi-Ish Profesor, Dega Mekanike dhe Marin Pepaj-Ish Student, Dega Ndërlidhje.

 

‘’Kënga jonë’’ është titulli i këngës më të re që këngëtari Vedat Ademi sjell për publikun shqiptar. Kënga shoqërohet edhe me një videoklip mjaft të bukur, por më shumë detaje rreth saj ne do i mësojmë me këngëtarin Vedat  Ademi.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .