RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 15 Prill 2021.

14/04/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 15 Prill 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Sa korrekt jeni në përditshmërinë tuaj? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook.

 

Do të flasim për ngjarjet sportive të javës që lamë pas por edhe të kësaj jave që vjen. Me ne në studio do të jetë kolegu i sportit, gazetari Olsi Karagjozi. Partizani është kampion i Shqipërisë për herë të katërt në volejboll për femra, gjithashtu do të ndalemi te ndeshja Roma-Ajax e vlefshme për Uefa Europa League e cila vjen në RTSH. Por kemi edhe një ngjarje të rëndësishme që ka filluar në ditët e para të prillit, ajo është  ''Liga Unike e Basketbollit''.

 

Filmi i animuar është një gjini të artit me të cilin ne jemi rritur dhe duke e ndjekur në ekranin e vogël të televizorit kemi ndjerë emocione shumë të mëdha. Në studion tonë do të kemi të ftuar regjisorin Artur Dauti që do të na zbulojë më shumë për një projekt që  vjen së shpejti, ai është filmi i animuar me titullin “Burri”.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .