RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 15 Janar 2021.

14/01/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni  sot më 15 Janar 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Cila është për ju dita më e bukur e javës? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook.

Muaji Janar është shpallur edhe si ‘’Muaji i Kadaresë’’, për nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ka Ditëlindjen në datën 28 Janar. Çmimi “Kadare”  është kthyer tashmë në traditë dhe mbërrin  këtë vit në edicionin e tij të gjashtë ndërsa kanë nisur pranimet e veprave në dorëshkrim që do të jenë pjesë e konkursit. Juria, ka mbajtur takimin e saj të parë, ndërsa sinopset dhe 15 faqe të veprës do të pranohen deri në datën 12 shkurt. Për të zbuluar më shumë rreth këtij çmimi dhe detajeve të tjera ne do të jemi në studio me Z. Preç Zogaj, Gazetar, Shkrimtar dhe Kryetar i Jurisë.

OBSH i ka shpallur  sëmundjet profesionale si problem madhor kudo në botë dhe herë pas here ka ngritur alarmin për shtimin e sëmundjeve  profesionale të lidhura me punën e mbi të gjitha ato që lidhen me qëndrimin ulur. Për të biseduar më shumë rreth kësaj teme do të jemi në studio me Idris Isan, Mjek Fizioterapist.

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .