RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 14 Prill 2021.

13/04/2021

Mirëmëngjes Shqipëri -  Ja çfarë do të ndiqni nesër më 14 Prill 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Sa shpesh i ndërroni veshjet e garberobës personale? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet në rrjetin social Facebook.  

 

Për vitin 2021 Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), zgjodhi të festojë me sloganin: “Pronësia Intelektuale dhe Biznesi” me qasjen, se një sistem pronësie intelektuale i ekuilibruar dhe i fortë mund të mbështesë biznesin, duke marrë parasysh dhe ndikimin e madh që i dha  pandemia globale. Për të mësuar më shumë rreth Pronësisë Intelektuale ne do të kemi kënaqësinë të kemi të ftuar në studion tonë Znj.Ledina Beqiraj, Drejtoreshë e Pergjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

 

Libri më i ri që vjen për lexuesit  mban titullin " Tirana 2112",   një botim ku  elementët fantastiko-shkencorë  janë të pranishëm. Si do të jetë Tirana pas një kohe , shekujsh apo mijëvjeçari. Për më shumë do mësojmë me autorin e librit " Tirana 2112", Ilir Topi. 

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .