RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 13 Prill 2021.

12/04/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 13 Prill 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Pasuria më e madhe është...? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

Në Greqi, një marrëveshje me bashkinë  dhe prefekturën po u lejon nxënësve të mësojnë gjuhën shqipe .  Ka një vit që ka nisur ky proçes me 60 nxënës dhe 4 klasa. Për më shumë do të mësojmë me z.Vangjel Halilaj, Kryetar i Shoqatës " Bashkimi Shqiptar" Iraklio.

 

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Mihrije Braha, ka publikuar projektin e titulluar “Nuk të lë për dikë tjetër”. Këtë këngë ajo ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Bajram Dobra.  Për të diskutuar më shumë rreth këtij projekti do të jemi në lidhje skype me këngëtaren, Mihrije Braha.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .