RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 13 Maj 2021.

12/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 13 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Urimi më i bukur që ju kanë bërë në jetën tuaj? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook

 

‘’Fragmente të Arkitekturës bashkëkohore Shqiptare’’ është titulli i librit më të ri që vjen për lexuesit, një libër që mund të lexohet me kënaqësi jo vetëm nga profesionistët e fushës por edhe më gjerë se kaq. Për më shumë do të bisedojmë me të ftuarit tanë, Prof. Asoc. Armand Vokshi, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës e gjithashtu edhe Kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë. Në studion tonë gjithashtu do të jetë edhe Nesila Hajdini, Arkitekte.

 

Loja “E Drejta mbi Qytetin” është krijimi i një Fshati Fëmijësh në juglindje të Shkodrës.  Në qendër është metodologjia e përfshirjes së palëve të interesit në role lojtarësh, duke bashkëpunuardhe arritur objektivat e duhura. Gjatë muajit maj do të zhvillohen 8 Lojëra dhe për më shumë do të mësojmë me të ftuarat tona në studio, Liridona Ura, Arkitekte dhe Kejsi Hakrama, Studente.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .