RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 12 Maj 2021.

11/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 12 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Profesioni më i bukur në botë? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

Ne do të jemi në studio me një koleg, që këtë herë do të jetë i ftuar si shkrimtar, poet. Do të kemi kënaqësinë të flasim për poezinë me autorin e librit “Britmat e Muzgut Modern” nga Marash Mirashi.

Ekipi kombëtar i volejbollit për meshkuj niset drejt Rumanisë, për stacionin e dytë të kualifikueseve ‘’Euro 2021’’. Ekipi ynë kombëtar do të ndeshet me vendasit. Kombëtarja kuqezi ndodhet në grup me Sllovakinë, Rumaninë dhe Zvicrën. Për më shumë do të bisedojmë me të fuarin tonë, Agim Reka, Zv. Trajner i Ekipit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj.

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .