RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 11 Maj 2021.

10/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 11 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Fjala që përdorni me përkëdheli në të përditshmen tuaj?  Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

“Martesa” e Çehovit do vijë së shpejti në Amfiteatrin e Durrësit. Kjo shfaqje rikthehet sërisht si rifillim i jetës artistike,  por këtë herë në një ambjent të hapur. Për më shum detaje do të bisedojmë me regjisoren Driada Dervishi.

 

‘’Ego’’ është titulli i këngës më të re që këngëtari Joni Aliraj sjell për publikun shqiptar. Për të mësuar më shumë rreth këtij produksioni ne do të bisedojmë me artistin, Joni Aliraj.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .