RTSH 24 Live

Politikë

Miratohet kërkesa e PS, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetët e opozitës

08/02/2023

Miratohet kërkesa e PS, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetët e opozitës

Komisioni i Vlerësimit dhe Etikës ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure (8 shkurt), kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të 8 deputetëve të opozitës, pasi në seancën plenare të 2 shkurtit, bllokuan punimet e seancës plenare.

Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, janë 8 deputetët e opozitës të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi.

Pak më herët, nënkryetari i PD të Rithemelimit, Luçiano Boçi, në një deklaratë për media, e konsideroi mbledhjen e komisionit, si të paligjshme dhe si një tentativë të socialistëve për t’u mbyllur gojën opozitës.

/rtsh.al/