RTSH 24 Live

Aktualitet

Miratohen kriteret për autonominë spitalore, Manastirliu: Pagesë për performancë për mjekët

08/02/2023

Miratohen kriteret për autonominë spitalore, Manastirliu: Pagesë për performancë për mjekët

Profesionistët do të kenë mundësi që të kërkojnë punë edhe në administratë por me rroga konkuruese si tek privati. Një ligj i ri do të aplikohet për të arritur marrjen në punë të personave me cilësi të veçanta në fushën e teknologjisë po jo vetëm. Kjo u deklarua nga zv.kreyministrja, Belinda Balluku.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se është miratuar akti nënligjor i cili përcakton kriterët që do të duhet të përmbushin spitalet për aplikimin e modelit të ri të autonomisë spitalore.

Manastirliu tha se ky model do të ndërtojë incentiva financiare për stafet mjekësore. Ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka bëri me dije se qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara dhe Kinës nuk do duhet të pajisen me me viza.

/rtsh/