RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministrja Manastirliu: 300 mijë shqiptarë të vaksinuar deri tani

15/04/2021

Ministrja Manastirliu: 300 mijë shqiptarë të vaksinuar deri tani

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se janë kryer plot 300 mijë vaksinime. 10,328 qytetarë janë vaksinuar ditën e sotme në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është regjistruar sërish një rënie e ndjeshme e rasteve me covid. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë. Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 207 infeksione të reja. Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të infektimeve ditore. Fatkeqësisht, 4 persona nuk e kanë fituar dot betejën me covid-19, duke e çuar në 2 335  numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.