RTSH 24 Live

Botë

Ministrja e Jashtme e Sudanit: Arrestimi i kryeministrit Hamdok e papranueshme

25/10/2021

Ministrja e Jashtme e Sudanit: Arrestimi i kryeministrit Hamdok e papranueshme

Ministrja e Jashtme e Sudanit, Mariam al-Sadiq al-Mahdi tha se arrestimi i kryeministrit Abdalla Hamdok është "shumë e rrezikshme dhe e papranueshme".

Al-Mahdi në një deklaratë për një televizion theksoi se nuk kanë mundur të ketë komunikim mes ministrave për shkak të ndërprerjes së mjeteve të komunikimit dhe mbylljen e urave.

Sipas saj, mbajtja e kryeministrit Hamdok në një vend të panjohur është shumë e rrezikshme dhe e papranueshme.

Ajo tha se bashkëpunimi mes civilëve në pushtet dhe ushtrisë kalon nga një provë serioze. "Çdo grusht shteti do të refuzohet. Do t'i rezistojmë kësaj me të gjitha mënyrat civile", u shpreh Al-Mahdi.

Kryeministri Hamdok më parë kishte kërkuar nga populli që të dalin në rrugë për të mbrojtur revolucionin e tyre në mënyrë paqësore.

Presidenti i Këshillit të Sovranitetit, Abdulfettah al-Burhan pritet që të deklarohet në lidhje me zhvillimet e fundit.

Unioni i Dhomave Profesionale të Sudanit, me kërkesën për mbrojtjen e "revolucionit popullor" të dhjetorit 2018 dhe kalimin në qeverinë civile, prej dy javësh zhvillonte protesta me mbështetësit e revolucionit dhe qeverisë aktuale civile në qendër të kryeqytetit Khartoum, në rajonet Bahri dhe Omdurman si dhe në qytetet Kassala, Al-Qadarif, Nyala, Al-Junaynah, Sennar, Ad-Damazin, Wad Madani, Al-Ubayyid.

Më parë ky union ka udhëhequr protestat popullore masive të cilat i dhanë fund pushtetit 30-vjeçar të ish-presidentit, Omar al-Bashir./AA